Intra të mbron nga manipulimi i DNS-së, një sulm kibernetik që përdoret për të bllokuar qasjen në sajtet e lajmeve, platformat e medias sociale dhe aplikacionet e mesazheve.
01
Qasje më të hapur në internet
Intra të lejon të qasesh në uebsajtet dhe aplikacionet e bllokuara nga manipulimi i DNS-së, një nga format më të zakonshme të censurës online.
02
Mbrojtje nga sulmet dixhitale
Intra ndihmon në mbrojtjen tënde nga mashtrimi dhe softuerët keqdashës. Këto sulme përdoren për të vjedhur informacionet personale, si p.sh. emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet, ose për të instaluar softuerë në pajisjen tënde duke të ridrejtuar te uebsajte të rreme.
03
Mbrojtje e pakufizuar me një klikim të vetëm
Intra nuk mund të ishte më e thjeshtë për t'u përdorur - thjesht lëre të aktivizuar dhe harro që është aty. Intra nuk do ta ngadalësojë lidhjen tënde të internetit dhe nuk ka kufi për përdorimin e të dhënave.
04
Teknologji që mund t'i besosh
Intra i mban informacionet e tua private. Ne nuk i monitorojmë aplikacionet që përdor apo uebsajtet që viziton ti.
Intra të lejon ta personalizosh ofruesin e serverit të DNS-së. Mund të përdorësh serverin tënd ose të zgjedhësh nga ofrues të mirënjohur si Cloudflare ose Google.
Si funksionon
Intra e enkripton lidhjen tënde të internetit me një server publik të DNS-së (Sistemi i emrave të domenëve). Serverët e DNS-së funksionojnë si një listë kontaktesh - kur përdor internetin, serveri i DNS-së ofron adresat e sakta që të duhen për të vizituar një uebsajt ose për të hapur një aplikacion.
Sidoqoftë, serverët e DNS-së mund të ndryshohen për të bllokuar qasjen ose për të të ridrejtuar te uebsajte të rreme. Duke e enkriptuar lidhjen tënde me serverët e DNS-së në pajisjen tënde Android, Intra siguron që rezultatet nuk mund të manipulohen, kështu që mund të qasesh në mënyrë të sigurt në internet.